Djegia e Marjam Raxhavi në sajtet zinxhirore të kultit Moxhahedin nga rrjedha e forcave Të rinjtë tanë u plakën në kultin Raxhavi

Shqipëri, Të drejtat e njeriut, Uncategorized @sq

Djegia e Marjam Raxhavi në sajtet zinxhirore të kultit Moxhahedin nga rrjedha e forcave

Të rinjtë tanë u plakën në kultin Raxhavi

Musa Damrudi, Tiranë, sajti i të mbijetuarve nga Moxhahedin-e Khalk në Shqipëri- Irani i lirë

Masud dhe Marjam Raxhavi me logjikën e tyre staliniste dhe kultiste, mua Musa Damrudi në vitin 1368 më quajtën trim i pashoq, Moxhahedin-e Khalk dhe pykë e palëkundur dhe pas 28 vitesh të anëtarësimit tim në këtë organizatë, tani më quajnë mercenar dhe spiun. E gjithë jeta dhe rinia ime janë konsumuar për kultin Moxhahedin dhe tani që dëshiroj të marrë frymë në një hapësirë të lirë, nga sajtet zinxhirore të tyre quhem mercenar dhe tradhtar. Kulti Moxhahedin në uebfaqet e tij më ka akuzuar pse unë në deklaratën time të ndarjes kam thënë se do të përpiqem për shpëtimin e viktimave tjera të mbetura në burgun Ashraf 3 në Shqipëri dhe do të ndriçojë për brezin e tij natyrën e kultit Moxhahedin-e Khalk. A nuk duhet të bëj përpjekje?

Ky kult pas disa javësh heshtjeje, përnjëherë iu kujtua që duhet të ngritet kundër meje. Mendoj që tani pas goditjes u zgjua nga koma. Por unë për këtë kult të urryer dhe famëkeq, kam një pyetje: A është e mundur ju të deklaroni që kush në lidhjet tuaja nuk është mercenarë, ta dimë neve?

Ju, Masud dhe Marjam Raxhavi, që flisni për nderin, për cfarë nderi ju flisni? Nderi për përballje me familjen? Turp për ju dhe nderin tuaj. Ju o kulti Moxhahedin! Që cdo njeri të lirë e quani mercenar. Mercenar është udhëheqësi i juaj që për të ardhur në pushtet, kryen cdo sjellje të keqe, ju ofroheni Sadamit dhe Amerikës, duke shitur atdheun tuaj.

Po, unë jam krenar që vetë marrë vendim dhe mbi kokën time nuk kam zotëri dhe zonjë që të vendosin për mua. Unë jam krenar me familjen time dhe më vjen keq për ata që nuk mund të shohin familjet e veta. Dhe djegia e juaj është pikërisht këtu që unë më nuk jam duke rënë pre e mashtrimeve tuaja të cilat për 28 vite i  kam besuar. Ju keni punësuar mercenarë të jashtëm për të krijuar informacione për ju.

Kam një pyetje tjetër për Masud Raxhavi  në varr dhe Marjam Raxhavi në bankën e të akuzuarve, pse personat të cilët verbërisht ju besojnë juve, janë të mrekullueshëm? Por kur ata ndahen nga ju, përnjëherë shndërrohen në mercenarë? Unë nuk e di a është kjo një organizatë moxhahidësh apo organizatë për trajnimin e mercenarëve të Ministrisë së Inteligjencës së regjimit? Me këtë gjendje, z. Masud Raxhavi dhe znj. Marjam Raxhavi! Çfarë lloj garancie ekziston që ju nuk jeni mercenarë të Ministrisë së inteligjencës?

Leave a Reply