Ehsan Bajdi: Dështim i rëndë i kultit Raxhavi në Shqipëri
Dështim i rëndë i kultit Raxhavi në Shqipëri
Ehsan Bajdi, Tiranë, Shqipëri-17.02.2018
Patjetër jeni informuar se javën e kaluar “Qendra për Luftimin e Terrorizmit në Shqipëri” kultin Moxhahedin-e Khalk e ka vendosur në listën e grupeve terroriste. E vërteta e kësaj pyetjeje është se si ka përfunduar ky proces? Padyshim, zbulimi i identitetit të organizatës Moxhahedin dhe forcave shkatërrimtare të saj dhe zbulimi i të vërtetave të krerëve të kësaj organizate mund të jetë një nga parametrat. Përveç kësaj, historia e tre dekadave të masakrave dhe aktiviteteve terroriste të organizatës Moxhahedin në Irak dhe gjetkë në rajon, ka qenë një arsye tjetër për këtë. Por kur shohim veprimtarinë dhe performancën e organizatës terroriste Moxhahedin dhe vandalizmin e saj në vendin pritës, pra Shqipërinë, atëherë duket diçka tjetër. Në kohën kur organizata Moxhahedin u vendos në Shqipëri, ajo u përfshi në probleme të shumta siç janë ndërhyrja në punët e gjyqësorit duke dhënë ryshfete, dalja e elementëve të besuar të saj nga Shqipëria në mënyrë klandestine ku ndodhën arrestime të disa pjesëtarëve të kësaj organizate me pasaporta false në aeroport, ose blerja e mercenarëve dhe rekrutimi i njerëzve të korruptuar për të dëmtuar interesat e Shqipërisë dhe për të ndërhyrë në rendin shoqëror të këtij vendi. Ju e dini më mirë se unë se populli i Shqipërisë frikësohet nga organizata Moxhahedin, ku bile kishte edhe urdhër për dëbimin e kësaj organizate, por më pas ndodhi ndërhyrja e McCain i cili zhvilloi edhe takim me disa anëtarë si dhe me udhëheqësen e kësaj organizate, Marjam Raxhavi. Por çështja kryesore këtu është se Shqipëria e cila është nën mbikëqyrjen dhe ndikimin e Amerikës, pse së fundmi e ka vendosur organizatën Moxhahedin në listën e grupeve të rrezikshme dhe terroriste pas një studimi të kryer nga “Qendra për Luftimin e Terrorizmit në Shqipëri”? Padyshim, lobet e organizatës Moxhahedin me ndikimin që kanë pasur në sistemin e drejtësisë, a do të duhet të ndalonin këtë gjë? Nëse vështrojmë mbi të kaluarën dhe ngjarjet e fundit, mund të arrijmë në një përgjigje se, John Bolton kishte planifikuar vendosjen e kësaj organizate në një nga selitë tjera sekrete, ku nuk ishte Shqipëria, por një tjetër vend i Ballkanit. Zyrtarët e këtij vendi dhe vendeve fqinje bile edhe evropiane, u ndjenë të rrezikuar për shkak të transferimit të forcave të organizatës Moxhahedin nga Iraku në Shqipëri. Padyshim, gjatë procesit katërvjeçar, sigurisht e dini se ky vend ka kaluar dy herë grusht shtetin dhe madje i ka përmbysur ata dhe patjetër jeni në dijeni se në tre apo katër vitet e fundit, organizata Moxhahedin duke kaluar transit nëpër këtë vend, ka kryer akte të paligjshme, duke ndjekur njerëz dhe duke u futur e kaluar paligjshëm, duke pasur për qëllim këtë vend t’a shndërroj në një vend si Iraku, në mënyrë që të përballet me sfida politike dhe me kërcënime e rreziqe, por falë vigjilencës së këtij vendi dhe vendeve të Ballkanit, ka arritur më në fund të ruajnë kufijtë e tij bile edhe të mos lejojë hyrjen e forcave tjera në këtë vend. Zbulimi i qëllimeve të pista të krerëve të organizatës Moxhahedin kërkoi vetëm 3 vite të një procesi në Shqipëri, që struktura e këtij kulti të kërcënojë zyrtarët e këtij vendi, për të vendosur emrin e kultit Moxhahedin në listën e grupeve terroriste nga “Qendra për Luftimin e Terrorizmit në Shqipëri”. Dërgimi i një delegacioni amerikan në Shqipëri që ndodhi disa muaj më parë, ka çuar në mbylljen dhe kontrollin e saktë të të gjitha selive të organizatës terroriste Monafekin në Shqipëri dhe pikërisht edhe kjo duhet të merret parasysh në këtë drejtim. Natyrisht, dëgjimi i alarmit të rrezikut në lidhje me praninë e sektit të ndytë Moxhahedin në Shqipëri, është një pikë kthese që populli dhe qeveria e këtij vendi e dëgjuan me kohë dhe më në fund, goja e Marjam Raxhavi si duket është mbyllur me futjen e kësaj organizate në listën e grupeve terroriste nga ana e ““Qendrës për Luftimin e Terrorizmit në Shqipëri” dhe kjo padyshim është një fitore e madhe për popullin shqiptar dhe për vendet e tjera në rajon. Me fjalë të tjera, populli dhe qeveria shqiptare treguan qartë se këtu nuk është Irak.