Fillon punën ueb sajti në gjuhën shqipe dhe angleze për të mbijetuarit e kultit Moxhahedin në Shqipëri

Shqipëri, Të drejtat e njeriut, Uncategorized @sq

 


Ueb sajti për të mbijetuarit në Shqipëri-Irani i lirë fillon aktivitet në gjuhën shqipe dhe angleze. Nevoja për një punë të këtillë tani ndihet më shumë se kurrë më parë, kur kulti Moxhahedin-e Khalk po kërkon që edhe Shqipërinë ashtu sikurse edhe Irakun nën drejtimin e diktatorit Sadam Husein, t’a marrë nën kontroll, me qëllim që të zgjerojë politikat dhe strategjitë e dhunshme sektare të tij, për të ndikuar në mënyrë të paligjshme në çështjet politike dhe sociale të Shqipërisë. Ndërhyrjet e paligjshme nëpërmjet dhënies së parave dhe ryshfeteve për rekrutime politike në Shqipëri për të pasur qasje dhe veprime të lira, janë bërë me qëllim që të krijojnë mundësinë e robërimit dhe izolimit të anëtarëve dhe viktimave të formacionit të moxhahedinëve.

Fillon punën ueb sajti në gjuhën shqipe dhe angleze për të mbijetuarit e kultit Moxhahedin në Shqipëri

Redaksia e ueb sajtit Të mbijetuarit në Shqipëri-Irani i lirë

17.02.2018

http://www.iran-azadi-albania.info/?lang=sq

http://www.iran-azadi-albania.info/

http://www.iran-azadi-albania.de

Ueb sajti për të mbijetuarit në Shqipëri-Irani i lirë fillon aktivitet në gjuhën shqipe dhe angleze. Nevoja për një punë të këtillë tani ndihet më shumë se kurrë më parë, kur kulti Moxhahedin-e Khalk po kërkon që edhe Shqipërinë ashtu sikurse edhe Irakun nën drejtimin e diktatorit Sadam Husein, t’a marrë nën kontroll, me qëllim që të zgjerojë politikat dhe strategjitë e dhunshme sektare të tij, për të ndikuar në mënyrë të paligjshme në çështjet politike dhe sociale të Shqipërisë. Ndërhyrjet e paligjshme nëpërmjet dhënies së parave dhe ryshfeteve për rekrutime politike në Shqipëri për të pasur qasje dhe veprime të lira, janë bërë me qëllim që të krijojnë mundësinë e robërimit dhe izolimit të anëtarëve dhe viktimave të formacionit të moxhahedinëve. Mungesa e informacioneve dhe e ndërgjegjësimit të popullit dhe aktivistëve politikë dhe socialë shqiptarë mbi natyrën, të kaluarën dhe veprimtarinë sektare të dhunshme dhe terroriste të Moxhahedin-e Khalk, mund të jetë një tjetër arsye që aktivistët e ueb sajtit “Të Mbijetuarit në Shqipëri” të angazhohen në mënyrë direkte, që të flasin me popullin dhe politikanët shqiptarë, deri në ndriçimin e plotë të fytyrës hipokrite dhe të dhunshme të Moxhahedin-e Khalk dhe propagandës dhe gënjeshtrave të këtij kulti. Është e nevojshme që liderëve të kultit Moxhahedin-e Khalk t’u kujtohet se, duhet t’a dinë se ne si anëtarë kritikues dhe të pakënaqur dhe të ndarë nga kulti moxhahedin në Shqipëri, nuk do të lejojmë që të ndërtohet kalaja Ashraf në Shqipëri. Organizata Moxhahedin po na shtyn neve të cilët jemi ndarë nga organizata në Shqipëri, të përballemi me probleme financiare. Pse lidershipi i Moxhahedin-e Khalk për një shumë parash ka ra pre dhe ka shkelur mbi dinjitetin dhe gjakun tonë, që një pjesë e vogël e tij, që nuk është i barabartë as me shpenzimet për kostume dhe pajisje të kozmetikës të Marjam Raxhavit që i bën gjatë një viti, të bëjë që refugjatët e vendosur në kampin shqiptar të përballen me probleme financiare dhe nuk lejojnë braktisjen? Sipas informacioneve të sakta që kemi, në Shqipëri organizata Moxhahedin-e Khalk duke përdorur një sërë presionesh psikologjike dhe kërcënime, përpiqet të mbajë anëtarët të cilët më nuk janë të denjë për të qëndruar në këtë formacion terrorist, ku me këtë rast ata janë mbyllur si rob njëjtë sikurse edhe në kampin Ashraf, ndërsa tani i nënshtrohen edhe më shumë vuajtjeve, torturave dhe dhunës më shumë se në të kaluarën dhe këto gjëra bëhen nën përgjegjësinë direkte të Marjam Raxhavi.  Prandaj, ne besojmë se motoja “Mos lejoni ndërtimin e kalasë Ashraf në Shqipëri” është fokusi i përpjekjeve tona për të shpëtuar viktimat në Shqipëri dhe në këtë drejtim presim ndihmën e të gjithë aktivistëve dhe shoqatave të të drejtave të njeriut dhe sidomos familjeve tona. A mendon Masud Raxhavi  se gjeneratat që kanë braktisur shpirtin, pasurinë, atdheun, gruan, burrin, fëmijët, prindërit dhe jetën e vetë me dekada për shkak të lirisë, do të vazhdojnë edhe më tej të heqin dorë nga këto? Ne nuk do të lejojmë.

Redaksia e ueb sajtit Të mbijetuarit në Shqipëri-Irani i lirë

17.02.2018

////////////////

Fiks Fare, 12 Shkurt 2018, Pjesa 2 – Investigative Satirical Show
Top Channel Albania
Published on 12 Feb 2018

This post is also available in: English

Leave a Reply