Kryeministri shqiptar fyen hebrejtë duke krahasuar vuajtjet e tyre me terroristët

Uncategorized @sq

Kryeministri shqiptar fyen hebrejtë duke krahasuar vuajtjet e tyre me terroristët

gazeta impakt -May 19, 2018

nga Anne Khodabandeh.

Kryeministri shqiptar fyen hebrejtë duke krahasuar vuajtjet e tyre me terroristët

Shqipëria, vendi i vendosur në mes të Ballkanit, ka një nga udhëheqësit politikë më të çuditshëm të Evropës. Edi Rama, kryeministri i vendit, nuk njihet vetëm për veshjen e tij të tepruar. Më 13 maj, kryeministri Rama befasoi përsëri duke krahasuar vuajtjet e popullit hebre gjatë Luftës së Dytë Botërore me një organizatë terroriste të njohur si MEK. Një krahasim, që nuk është vetëm një budallallek, por që është gjithashtu edhe shumë fyes ndaj hebrenjve që vuajtën nën nazizmin.

Për ata që nuk e njohin organizatën Muxhahedin Khalq (MEK), më lejoni t’ju jap një historik të shkurtër. MEK është një organizatë terroriste, përgjegjëse për mijëra vrasje civilësh në Iran dhe Irak gjatë tre dekadave te fundit. Deri në vitin 2012, MEK u rendit si organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, vit kur Hillary Clinton vendosi që ta nxirrte nga lista e amerikane e terrorit dhe të bëjë një marrëveshje me Shqipërinë për t’i marrë ata.

Në ditët e sotme, MEK i kërkon SHBA-së dhe Izraelit të bombardojnë me bomba shtëpitë e familjeve të tyre në Iran. Ata u sollën në Shqipëri, sepse Iraku nuk pranoi të toleronte në vendin e tyre praninë e ish-Sadamistëve të mbështetur nga amerikanët. Ata duhej të ishin de-radikalizuar dhe rehabilituar përsëri në shoqëri sapo të mbërrinin. Për të qenë krejtësisht të qartë, kjo nuk ndodhi kurrë.

Në vend të kësaj, amerikanët kanë insistuar në ri-grupimin e MEK-ut, duke i përdorur ata si matrapazët e “ndryshimit të regjimit”; duke e vendosur Shqipërinë në vijën e frontit të luftës se Neokonit dhe Likudit kundër Iranit.

Shqipëria, e cila tashmë ka probleme me shumice në luftimin e sektorit të njohur të krimit të organizuar, po humbet sot burime të kushtueshme dhe oficerë të policisë për ta mbajtur nën kontroll këtë grup të ligë dhe të rrezikshëm.

Kjo pikëpamje anekdotike vjen nga vetë titujt kryesorë të lajmeve. Kriminelët e përfshirë në kontrabandën e drogës, armëve dhe trafikimin e qënieve njerëzore, janë akoma shumë të organizuar dhe shumë aktivë. Zhdukja misterioze e 60 azilkërkuesve është trajtuar nga policia dhe SHISH si një çështje e sekretit shtetëror. Zyrtarët shqiptarë me të cilët bisedova me thanë jozyrtarisht, se nuk kishte dyshim se ata ishin trafikuar në Evropë, por qeveria nuk dëshiron që Evropa të jetë në dijeni për këtë aferë biznesi. Fakti që disa nga ata që u zhdukën i përkisnin grupit terrorist iranian Muxhahedin Khalq (MEK), vetëm se e përforcon atë që raporti e quajti një “ngjarje e frikshme”.

Në këtë kontekst, Rama ka shumë për të thënë, por ai i ka shmangur pyetjet e vështira. Një nga këto çështje të vështira është aktiviteti shqetësues i MEK-ut në vend. Që nga ardhjet e para në vitin 2013 dhe deri në grupin e fundit që erdhi në fund të vitit 2016, ky grup ka shkaktuar mjaft debate. Pikërisht kohët e fundit, banorët vendas në Manzë patën probleme dhe protestuan kundër pranisë së tyre. Ata jo vetëm treguan se MEK ishte i padëshiruar të përdorte varrezat e familjeve të tyre për të varrosur të vdekurit e vet por treguan edhe pabarazinë ekonomike që ekzistonte midis qytetarëve të zakonshëm shqiptarë dhe anëtarëve të MEK-ut. Anëtarët e MEK-ut nuk kanë paga ose pensione dhe prandaj nuk paguajnë taksa, por ata kanë luksin e furnizimit me ujë dhe energji 24 orë që vendasit nuk e gëzojnë.

Kur u pyet nga radioja italiane Radio Radicale rreth pranisë së MEK-ut në Shqipëri (3.30m – 5.15m), përgjigja e Ramës ishte e rëndë, një shembull tronditës i antisemitizmit. Ai e krahasoi strehimin e MEK-ut me strehimin e hebrenjve që largoheshin për ti shpëtuar nazistëve gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Ky krahasim është thellësisht, thellësisht ofendues ndaj popullit hebre. Historia dhe gjendja aktuale e MEK-ut është krejt e kundërt me përvojën e popullit hebre në Evropën naziste nga çmund të imagjinohet.

Kryeministri Rama e ka gabim. Prania e pakontrolluar e MEK-ut në Shqipëri është gjithashtu një fyerje ndaj qytetarëve të vendiit. Kjo tregon se sa larg të qenurit një burrë shteti është ky personalitet, sa i paaftë është në drejtimin e lidershipit dhe sa kollaj e ka të bindet për të ndjekur me idiotësi dhe injorancë politikën e jashtme amerikane dhe izraelite në dëm të interesave kombëtare të vendit të tij. Nëse nuk kontrollohet, MEK në Shqipëri mund të kthehet në një problem edhe më të madh për vendin, siç tregoi edhe protesta e kohëve të fundit./balkanspost/Gazeta Impakt

پارلمان اروپا چلسه تهیدات مجاهدین خلق برای آلبانیMojahedin threat for Albania – debate in the European Parliament (aka MEK, MKO, NCRI, Rajavi cult …)

Mojahedin threat for Albania – debate in the European Parliament (aka MEK, MKO, NCRI, Rajavi cult …)MEPs discuss Mojahedine-E Khalq (MEK) Threat in #Albania

This post is also available in: English

Leave a Reply