Letër e hapur nga Shoqata “Irani i Lirë” për Komisionerin e lartë të OKB-së për refugjatët në Shqipëri
Aktualisht, mbi 240 anëtarë të Moxhahedin-e Khalk të cilët janë ndarë nga kjo organizatë, banojnë në Tiranë, ku policia dhe Ministria e brendshme e Shqipërisë janë në kontakt me ta, ata gjithashtu kanë konfirmuar shpëlarjen e trurit të të burgosurve në selitë e Moxhahedin-e Khalk në Shqipëri, që janë në përputhje me raportet e organizatave ndërkombëtare të të drejtave të njeriut. Tani shtrohet pyetja, se si Komisioneri i Lartë i UNHCR-së një pjesë të përgjegjësive të tij formale dhe organizative ia beson një organizate sektare dhe të dhunshme? A nuk janë zyrtarët e zyrës së UNHCR-së në Shqipëri të vetëdijshëm se organizata Moxhahedin i trajton anëtarët e saj si skllevër dhe nuk i lejon ata të takohen dhe të bisedojnë me familjet e tyre?
Letër e hapur nga Shoqata “Irani i Lirë” për Komisionerin e lartë të OKB-së për refugjatët në Shqipëri
01.06.2018
Ju njoftojmë se autorët e kësaj letre janë aktivistë të të drejtave të njeriut të cilët kanë pasur një histori të bashkëpunimit organizativ me Organizatën Moxhahedin-e Khalk nën udhëheqjen e Masud Raxhavi dhe Marjam Raxhavi në Irak dhe Shqipëri, por për shkak të dallimeve politike dhe qasjes terroriste dhe sektare të kësaj organizate, janë ndarë nga kjo organizatë.
Ne, përveçse i vlerësojmë përpjekjet e Komisionerit të Lartë të OKB-së për refugjatët në Shqipëri, e konsiderojmë të nevojshme për t’a ndihmuar dhe informuar edhe më tej për punën me refugjatët dhe pjesëtarët e Moxhahedin-e Khalk, të cilët dëshirojnë të ndahen nga kjo organizatë ose ata të cilët tashmë janë ndarë nga kjo organizatë.
- Sipas njohurive dhe përvojës së afërt të anëtarësimit dhe bashkëpunimit tonë të gjatë (10-30 vite) me organizatën Moxhahedin-e Khalk dhe po ashtu raportet e publikuara nga policia dhe Ministria e brendshme e Shqipërisëdhe anëtarët e rinj që e kanë braktisur organizatën Moxhahedine, besojmë se procesi i lavazhit të trurit dhe izolimi i personave dhe të arrestuarve brenda organizatës vazhdon edhe më tej në selinë e Moxhahedin-e Khalk në Shqipëri.
- Por, përkundër kushteve çnjerëzore dhe të paligjshme, anëtarët e Moxhahedin-e Khalk kanë qenë në gjendjet të ndahen nga okupimi mendor dhe fizik i këtij kulti. Për fat të keq, UNHCR në mënyrë të paligjshme dhe në kundërshtim me dispozitat themelore të të drejtave të njeriut, ka devijuar nga një pjesë e përgjegjësive të saj, duke iu besuar kulti Moxhahedin-e Khalk dhe i ka lejuar kësaj organizate për t’i bërë presion çnjerëzor anëtarëve të saj që sipas ligjit ndërkombëtar njihen si refugjatë dhe nuk i ka kushtuar rëndësi problemeve që këta persona i kanë raportuar në zyrat e UNHCR-së në Shqipëri, duke mos qenë në gjendje të realizojnë të drejtat e tyre themelore.
- Sipas dispozitave të së drejtës ndërkombëtare dhe obligimeve themelore që ka Komisioneri i Lartë i UNHCR-së për mbrojtjen e të drejtave të refugjatëve, ne kemi pritur nga ju që të ndihmoni këta refugjatë që janë ndarë nga kulti Moxhahedin-e Khalk. Por raportet tona tregojnë se nuk është kështu dhe se procesi i qëndrimit dhe çështjet juridike dhe ligjore të tyre në Shqipëri po hasin në pengesa serioze.
- Komisioneri i Lartë i UNHCR-së duhet t’i japë ndihmë të drejtpërdrejt financiare çdo refugjati, pavarësisht nëse ai është shkëputur nga organizata Moxhahedin-e Khalk në Shqipëri apo është ende prezent aty. Sipas juve, a mundet Komisioneri i Lartë i UNHCR-së t’ia besojë përgjegjësitë e tij një kulti terrorist që ka kryer mijëra operacione terroriste dhe shkelje të të drejtave të njeriut në historinë e tij?
Organizatat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut kanë bërë raporte të ndryshme mbi ecurinë negative të organizatës, ku mund të vërehet nga raporti i Human Rights Watch për shkeljet e përhapura të të drejtave të njeriut në kampet e kësaj organizate.
- Aktualisht, mbi 240 anëtarë të Moxhahedin-e Khalk të cilët janë ndarë nga kjo organizatë, banojnë në Tiranë, ku policia dhe Ministria e brendshme e Shqipërisë janë në kontakt me ta, ata gjithashtu kanë konfirmuar shpëlarjen e trurit të të burgosurve në selitë e Moxhahedin-e Khalk në Shqipëri, që janë në përputhje me raportet e organizatave ndërkombëtare të të drejtave të njeriut.
Tani shtrohet pyetja, se si Komisioneri i Lartë i UNHCR-së një pjesë të përgjegjësive të tij formale dhe organizative ia beson një organizate sektare dhe të dhunshme?
A nuk janë zyrtarët e zyrës së UNHCR-së në Shqipëri të vetëdijshëm se organizata Moxhahedin i trajton anëtarët e saj si skllevër dhe nuk i lejon ata të takohen dhe të bisedojnë me familjet e tyre?
Ne shpresojmë që UNHCR në Shqipëri ndjek me vëmendje punën dhe përgjegjësitë e personelit të vetë, me qëllim që t’i ofrojë kushte më të mira refugjatëve të ndarë nga Organizata Moxhahedin-se Khalk.
Me respekt,
Shoqata “Irani i lirë-të mbijetuarit nga Moxhahedin-e Khalk në Shqipëri”
Nga një kopje dedikuar:
– Ministrisë së brendshme të Shqipërisë
– Përfaqësuesve shqiptarë në Parlamentin Evropian
This post is also available in: English