Letra e familjarëve të viktimave të Moxhahedine-Khalk drejtuar ministrit të jashtëm të Shqipërisë
Letra e familjarëve të viktimave të Moxhahedine-Khalk drejtuar ministrit të jashtëm të Shqipërisë
I nderuari z. Ditmir Bushati, ministër i punëve të jashtme të Shqipërisë
Përshëndetje dhe respekt!
Ne baballarët dhe nënat jemi duke vuajtur. Për disa vite, fëmijët tanë janë kidnapuar nga organizata terroriste Moxhahedin, që nga koha kur organizata terroriste Moxhahedin u stacionua në Irak, ne ballafaqoheshim me probleme në kohën kur shkonim në Irak për t’i vizituar ata, ndërsa tani pas disa vitesh, ndoshta do të kemi mundësinë të takohemi me fëmijët tanë. Kur shkonim në kampin Ashraf ne kërkonim nga krerët e organizatës terroriste Moxhahedin të takoheshim me fëmijët tanë, ata na fyenin neve dhe disa elementë të këtij grupi na gjuanin me gurë dhe gjësende metalike dhe për fat të keq në ato momente u plagosën një nënë dhe dy baballarë. Organizata terroriste Moxhahedin ka një vit e më shumë që është transferuar nga Iraku në Shqipëri dhe deri tani fëmijëve tanë nuk u është lejuar të kontaktojnë me ne, në mënyrë që ne të informohemi për gjendjen e tyre. Fëmijëve tanë u është pastruar truri, në mënyrë që ata të mos kenë ndjenja për familjarët e tyre dhe ata shfrytëzohen si skllav. Kjo organizatë ka nxirë pjesën më të mirë të jetës së fëmijëve tanë dhe tani nuk e dimë se fëmijët tanë çka bëjnë në kampin e organizatës terroriste, si është gjendja e tyre, ne jemi të shqetësuar për fëmijët tanë dhe ne kërkojmë nga ju të krijoni një mënyrë dhe mundësi për ne për t’u takuar në Shqipëri me fëmijët tanë.
Ju faleminderit.
Baballarët dhe nënat e viktimave të sektit Moxhahedin nga provinca qendrore Arak-Iran.