Marjam Raxhavi kukull e trekëndëshit Amerikë, Izrael dhe Arabi Saudite në Shqipëri

Shqipëri, Të drejtat e njeriut, Uncategorized @sq
Zbrazja dhe ikja e të burgosurve nga Ashraf 3 (të burgosurit e Moxhahedin-e Khalk në Shqipëri) me ndriçimin e mediave ndërkombëtare
Marjam Raxhavi kukull e trekëndëshit Amerikë, Izrael dhe Arabi Saudite në Shqipëri
By Ehsan Bidi – 10.08.2018
Shoqata “Irani i lirë-të mbijetuarit nga Moxhahedin-e Khalk në Shqipëri”
Patjetër se jeni në dijeni që gjatë muajve të fundit prania e mediave të besueshme ndërkombëtare në Shqipëri dhe përgatitja e raporteve të ndryshme dhe depërtimi në natyrën e historisë dhe të së kaluarës së kultit terrorist Raxhavi, tregojnë se ky kult ka prishur gjakun e popullit të pafajshëm iranian dhe gjithashtu irakian. Kulti Moxhahedin-e Khalk i mbështetur nga aristokratët dhe fuqitë ndërkombëtare, kurrë nuk ka menduar të ishte ngatërruar në një moçal të thellë për shkak të ndriçimit mediatik. Marjam Raxhavi, kukull e trekëndëshit SHBA, Izrael dhe Arabi Saudite, gjithmonë ka imagjinuar se mund përmes dhënies së ryshfetit dhe fuqisë që kanë aristokratët e saj, do të mbyll gojën e atyre që nuk pajtohen me shpifjet e kultit Moxhahedin-e Khalk. Por me përpjekjet e pjesëtarëve të Moxhahedin- Khalk në Shqipëri  që kanë përjetuar vuajtje dhe tortura në trupin e tyre, është shndërruar në drejtim të kundërt për Marjam Raxhavin e cila kishte menduar se do të shkonte gjithçka në favor të saj dhe ashtu siç kishte menduar ajo. Në muajin e fundit, dy gjëra të rëndësishme kanë ndodhur në mediat perëndimore dhe brenda Shqipërisë.
Ngjarja e parë ka të bëjë me shkuarjen në Shqipëri të babait dhe nënës së Someja Mohamedi, që me siguri jeni të vetëdijshëm që kulti Raxhavi përmes përpjekjeve për t’i nënçmuar dhe për të mbuluar veprimet e tij terroriste, do t’a dëbonte familjen e Mohamedi dhe do t’i kthente mbrapa familjarët e saj.  Por guximi i kësaj familjeje dhe ndriçimi i medias zbuluan planin e kultit Raxhavi që duhej të paguante një çmim të rëndë për të vazhduar mbajtjen e Someja Mohamedi në burgun Ashraf 3 në Shqipëri. Ajo që ishte interesante për këtë ishte ardhja e mediave perëndimore dhe ndërkombëtare si televizioni Top Channel, rrjeti televiziv francez 4 dhe rrjeti Al Jazeera për të parë mbajtjen rob të Someja Mohamedi në burgun Ashraf 3 në Shqipëri, sepse kulti Moxhahedin-e Khalk nuk e lejoi Someja Mohamedi t’i shohë prindërit e tyre aspër disa minuta.
Por ngjarja e dytë: Nga ana tjetër, Marjam Raxhavi përmes kërcënimit të ish anëtarëve të kësaj organizate në Shqipëri dhe me shkeljen e të gjitha standardeve morale dhe ligjore, u përpoq që të ngushtojë ndarjen nga kulti Raxhavi në Shqipëri, por me inteligjencën e theksuar të mediave shqiptarë dhe të anëtarëve të ndarë në Shqipëri, ajo dështoi dhe duhet thënë se ishulli i sigurt i kultit Moxhahedin në gardhin e burgut Ashraf 3 nuk do të jetë i qetë. 

Leave a Reply