Qëllimet e “spiunazheve dorë më dorë” në tendën e lojërave të natës së Marjam Raxhavi në Vilpent të Parisit

Uncategorized @sq

Mashtrimi i ri i Masud Raxhavi në vitin e rij është miratimi i një “strategjie sanksionimi dhe luftës së Trump kundër Iranit” dhe për arsye se brenda organizatës, kjo varësi e plotë nga politikanët amerikanë përballet me një krizë, që synon iranianët. Pas disa dekadave Raxhavit ju kujtuan disa poet persianë si Firdusi, Rostemi, Sohrabi apo edhe Siavashi, ku me shpërndarjen e imazheve me simbole të popullit iranian në mesin e tendës së mbrëmjes së lojës së tij më 30 qershor 2018 në Vilpent të Parisit të reduktojë krizën e legjitimitetit? Por a është e mundur? A  është e mundur rrobat mercenare dhe të dhunshme të zhvesh nga trupi i Moxhahedin-e Khalk? Rrobat mercenare për Sadam Husejnin, sheikët arabë të Gjirit Persik, luftnxitësit amerikanë dhe shërbimet e inteligjencës së Izraelit dhe të Arabisë Saudite nuk do të lehtësojë tonin e Raxhavi, sepse ai ka mendime të dhunshme dhe terroriste si në mendje ashtu edhe në zemër. A e ka imagjinuar Raxhavi se me dërgimin e tij nga Iraku në Shqipëri, populli iranian do të harrohet?

Qëllimet e “spiunazheve dorë më dorë” në tendën e lojërave të natës së Marjam Raxhavi në Vilpent të Parisit

Stafi redaktues i faqes Të mbijetuar në Shqipëri – Shoqata Irani i Lirë

27.06.2018

 Një pjesë e organizatës Moxhahedin-e Khalk aktualisht është e vendosur në Shqipëri, në atë që quhet “Kampi i Tretë” dhe një pjesë tjetër e pjesëtarëve të kësaj organizate është në Ursuruvaz, në periferi të Parisit. Ata përpiqen që deri më 30 qershor, me të gjitha forcat të rekrutojnë spektatorë dhe të gjejnë ligjërues me shuma të majme parash, për të fituar përkrahjen e jashtme dhe të lansojnë tendën e tyre në Vilpen të Parisit, për marrjen e mbështetjes së jashtme. Pra, rekrutimin e spektatorëve të huaj në vend të forcave organizative e bëjnë me qëllim që të paraqesin para popullit iranian veten si një forcë e organizuar dhe që ka mbështetjen e fuqive të huaja. Ky mashtrim është i njëjtë me atë që Masud Raxhavi dhe marjam Rxhavi e bën në kampin Ashraf në Irak në muajin Mehr 1370, duke kryer një manovër disa orëshe me qindra tanke dhe njerëz të ushtrisë së Sadam Huseinit. Ata për t’a bërë këtë, sollën disa gazetarë në Ashraf, për të treguar fuqinë për  të tjerët dhe për të mbuluar mungesën e burimeve njerëzore të tyre, anëtarët e organizatës Moxhahedin-e Khalk morën urdhrin organizativ  nga Masud Raxhavi  dhe Marjam Raxhavi.

Në këtë urdhër, anëtarët e organizatës u detyruan që të kalojnë para Masud Raxhavi dhe Marjam Raxhavi dhe gazetarëve dhe pasi u panë nga gazetarët, u larguan dhe puna e tyre mbaroi dhe më pas duhet të shkonin në selinë e tyre, për të ndryshuar rrobat dhe për të marr një rol të ri, ose të bëhen njësi të formacionit të parashutizmit. Padyshim dhe duke u bazuar në dëshmitë e qindra dëshmitarëve, secili anëtar i organizatës në kampin Ashraf e ka bërë këtë gjë disa herë dhe kishte persona që për 7 apo 8 herë ndërruan rolet e tyre. Sipas këtij skenari, çdo person i painformuar ka qenë i pranishëm në skenë, ose e ka parë këtë film për disa i papenguar, vlerësimet sasiore dhe cilësore të forcave  të organizatës Moxhahedin ishin të gabuara, derisa Raxhavi të kishte mundësinë të vendoste forcat e tij në pjesën e filmit si kukull false për disa herë, për të mashtruar disa qeveri të huaja dhe madje edhe shërbimet e inteligjencës,  ndërsa në fund u konstatua se organizata Moxhahedin në Irak kishte vetëm 3500 deri në 4000 forca.

Siç e dini, Masud Raxhavi dhe Marjam Raxhavi, liderët e kultit Moxhahedin-e Khalk, cdo vit këtë ditë, 30 Khordad të vitit 1360, që kanë urdhëruar luftë të armatosur të anëtarëve dhe përkrahësve të tyre kundër sistemit të Republikës Islamike, e kanë kaluar dhe përvecse se përpiqen t’i mbajnë mediat anti-iraniane me para dhe në përputhje me skenarët e larta, të punojnë në favor të situatës së tyre.

Është e mundur që kulti Moxhahedin sipas planit shumëvjecar, edhe sivjet veten ta paraqes si dhjetëra mijëra vetë. Këtë vit duhet t’a presim këtë shifër të rreme. Sigurisht, deri më tani, kulti Raxhavi nuk ka dhënë asnjë shpjegim se si mund t’i vendos të paktën 100 mijë vetë në vendin e vetë.

Por shtrohet pyetja se, a do të ketë mundësinë që të paktën një iranian t’a sjell në tavolinën e ligjërimit në tendën e tyre ky kult? Ose, si gjithmonë, do t’i përdor edhe kësaj here ligjëruesit me qira nëpër tubime?

A nuk mund të gjendet një personalitet i vetëm kundërshtar i Republikës Islamik, që organizata Moxhahedin t’i jap leje atij të flasë? A nuk ka dikush në mesin e pjesëtarëve iranianë në Këshillin kombëtar të rezistencës? Ata bile as nuk e lejojnë të mbajë fjalim Mahdi Same, që Moxhahedin-e Khalk ka varësi financiare me të, sepse nuk i besojnë atij.

Mashtrimi i ri i Masud Raxhavi në vitin e rij është miratimi i një “strategjie sanksionimi dhe luftës së Trump kundër Iranit” dhe për arsye se brenda organizatës, kjo varësi e plotë nga politikanët amerikanë përballet me një krizë, që synon iranianët. Pas disa dekadave Raxhavit ju kujtuan disa poet persianë si Firdusi, Rostemi, Sohrabi apo edhe Siavashi, ku me shpërndarjen e imazheve me simbole të popullit iranian në mesin e tendës së mbrëmjes së lojës së tij më 30 qershor 2018 në Vilpent të Parisit të reduktojë krizën e legjitimitetit? Por a është e mundur? A  është e mundur rrobat mercenare dhe të dhunshme të zhvesh nga trupi i Moxhahedin-e Khalk? Rrobat mercenare për Sadam Husejnin, sheikët arabë të Gjirit Persik, luftnxitësit amerikanë dhe shërbimet e inteligjencës së Izraelit dhe të Arabisë Saudite nuk do të lehtësojë tonin e Raxhavi, sepse ai ka mendime të dhunshme dhe terroriste si në mendje ashtu edhe në zemër. A e ka imagjinuar Raxhavi se me dërgimin e tij nga Iraku në Shqipëri, populli iranian do të harrohet?

A mendon Raxhavi se nëse është lidhur me aristokratët e pushtetit, nuk do të njohin popullin iranian? Në fund, duhet të kujtojmë se kriza e legjitimitetit në njërën anë dhe vendimet e paplotësuara politike dhe strategjike të udhëheqjes së organizatës Moxhahedin në Shqipëri, kanë ushqyer pakënaqësinë dhe i kanë dhënë një kahje të re zhvillimeve brenda kësaj organizate. Njëkohësisht me këtë, aktivitetet e familjeve të viktimave dhe po ashtu edhe anëtarët e ndarë nga Moxhahedin-e Khalk në Shqipëri dhe në  vende tjera evropiane, kanë dhënë një shpresë për kritikët dhe disidentët.

Stafi redaktues i faqes Të mbijetuar në Shqipëri – Shoqata Irani i Lirë

This post is also available in: English

Leave a Reply