Shqipëria, Mosadi dhe Moxhahedin-e Khalk

Shqipëri

Gjithashtu, lajmi i përmendur më sipër mund të lidhej me një lajm tjetër që mediat shqiptare dy muaj më parë e lidhën me arrestimin e dy hebrenjve shqiptarë në aeroportin e Tiranës dhe zbulimin e një milion euro parave të gatshme dhe dy njerëzit u konsideruan përgjegjës për pastrimin e parave me kompaninë përgjegjëse ndërtimore. “Ashraf 3”, megjithëse të gjitha këto u hetuan nga autoritetet të sigurisë.

Por ajo që tani është bërë e qartë është se Shqipëria është bërë qendër të lidhjeve të ngushta midis Moxhahedin-e Khalk me shërbimin e sigurisë izraelite, Mosad. Nuk është e qartë, në rrethanat e tanishme, se çfarë do të ndodhë me viktimat e burgosur në burgun Ashraf  3 dhe shkeljen e të drejtave të njeriut?

Shqipëria, Mosadi dhe Moxhahedin-e Khalk

Stafi redaktues i faqes Të mbijetuar në Shqipëri – Shoqata Irani i Lirë

10.07.2018

Në artikujt e mëparshëm ju kam referuar qëllimeve të “spiunëve dorë më dorë”, do të thotë Moxhahedin-e Khalk. Ka ndodhur një ndryshim rrënjësor në organizimin e Organizatës Moxhahedin nga një organizatë politike, sociale në një kult në shërbim të inteligjencës. Më parë ishte në duart e Sadam Husejnit, pastaj të Arabisë Saudite, Izraelit dhe SHBA. Prandaj, pjesa më e madhe e MKO e vendosur në Shqipëri dhe ajo që njihet si “Kampi i Tretë” mund të shfrytëzohen për shërbimet e inteligjencës. Por është e nevojshme të sqarohet se nëse organizata Moxhahedin-e Khalk dhe udhëheqja e saj quhen “spiunë”, ky term është përdorur në dijeni të faktit se MKO nuk ishte në thelb për shkak të mungesës së niveleve minimale të fuqisë politike dhe sociale brenda Iranit, ku ata madje nuk kanë potencial të jenë “spiunë”, por për shkak se ata kanë një histori të gjatë punësimi dhe penetrimi për vendet e huaja dhe, në këtë drejtim, janë të besueshëm. Prandaj, forcat e Organizatës Moxhahedin-Khalk në Shqipëri mund të përdoren si një mjet për shërbimet e inteligjencës dhe kjo ndoshta është arsyeja pse aktivitetet politike dhe diplomatike të Izraelit janë përhapur në Shqipëri. Lidhja fizike midis Mosadit dhe Organizatës Moxhahedin-Khalk është më e mirë se në të kaluarën për t’u përdorur përballë sfidave të mundshme ndaj qeverisë iraniane dhe konflikteve në Lindjen e Mesme.

Me siguri e dini se mercenarizmi dhe spiunimi nga liderët e Organizatës Moxhahedin-e Khalk ka një histori të lidhjeve të Mohamed Reza Sadati, anëtar qendror i organizatës me KGB, Shërbimin e sigurisë së Unionit “Xhemahir” të ish BRSS në katër dekadat e fundit deri në lidhjet e zgjeruara dhe sistematike të Masud Raxhavi dhe Mahdi Abrishamchi me Shërbimin informativ të regjimit të Sadam Husejnit dhe po ashtu lidhjet e Marjam Raxhavi me Shërbimin informativ të Arabisë Saudite në dekadat e fundit. Por tani Shqipëria është bërë fusha kryesore për shërbimin e inteligjencës izraelite dhe për lidhjet e këtij shërbimi me Organizatën Moxhahedin-e Khalk. Ky koordinim duket se është bërë për një angazhim më të thellë të Mosadit me Moxhahedin-e Khalk pas vizitës së senatorit amerikan John McCain në Shqipëri vitin e kaluar. Duhet kujtuar se McCain u takua me Marjam Raxhavi në Tiranë në prill të vitit 2017 dhe në mbledhjen e këtij kulti në Shqipëri nga afër mori pjesë edhe Mozhgan Parsai dhe përfaqësues të tjerë të Masoud Raxhavi dhe Marjam Raxhavi. Paralelisht me këto vizita, senatori McCain mbajti gjithashtu takime të rëndësishme me autoritetet shqiptare, që nuk ishin pa lidhje me vizitën e liderëve të Moxhahedin-e Khalk. Në këtë drejtim, sipas mediave shqiptare në maj të 2018, ministri izraelit i mbrojtjes ka zhvilluar një vizitë në Shqipëri dhe mediat shqiptare këtë vizitë e kanë vlerësuar në lidhje me çështjen e Iranit dhe Moxhahedin-e Khalk. Nëse çështja e përgjegjësisë së zyrtarit izraelit që ishte i fushës ushtarake dhe  të sigurisë do të merrej në konsideratë, vlerësimi i mediave shqiptare nuk do të ishte i denjë që boshti i vizitës së zyrtarit të ishte Moxhahedin-e Khalk dhe si është përdorur ajo. Një tjetër dëshmi që kontribuon në këtë debat është raporti i një mediumi shqiptar, i cili titullohet “Mosad hap zyrën në Tiranë”, që mund t’a shihni në linkun e mëposhtëm.

Efekti “Xhaçka në Izrael”: Mossad hap zyrë në Tiranë

Sipas analistëve politikë në Shqipëri, hapja e “Zyrës së Mosadit në Shqipëri” si dhe “Zyra për Luftimin e Terrorizmit” mund të jetë skenë e rivaliteteve dhe tensioneve midis Izraelit dhe Iranit, për shkak të pranisë së Moxhahedin-e Khalk në Shqipëri.

Gjithashtu, lajmi i përmendur më sipër mund të lidhej me një lajm tjetër që mediat shqiptare dy muaj më parë e lidhën me arrestimin e dy hebrenjve shqiptarë në aeroportin e Tiranës dhe zbulimin e një milion euro parave të gatshme dhe dy njerëzit u konsideruan përgjegjës për pastrimin e parave me kompaninë përgjegjëse ndërtimore. “Ashraf 3”, megjithëse të gjitha këto u hetuan nga autoritetet të sigurisë.

Por ajo që tani është bërë e qartë është se Shqipëria është bërë qendër të lidhjeve të ngushta midis Moxhahedin-e Khalk me shërbimin e sigurisë izraelite, Mosad. Nuk është e qartë, në rrethanat e tanishme, se çfarë do të ndodhë me viktimat e burgosur në burgun Ashraf  3 dhe shkeljen e të drejtave të njeriut?

This post is also available in: English

Leave a Reply