Largohen 400 Pjestarë Të MEK Nga Departamenti Kibernetik Në Shqipëri
Në këtë proces ndodhi një ngjarje e padëshiruar dhe ajo ishte se jashtë kontrollit dhe vullnetit të krerëve të MEK, anëtarët u njohën me realitetin e gjendjes së shoqërisë në Iran nëpërmjet internetit dhe në rrjetet sociale kanë vënë re pamjet filmike, foto dhe mënyrën e jetesës së shoqërisë iraniane. në këtë mënyrë anëtarët e MEK arritën të kuptojnë se Irani jo vetëm që nuk ngjason me imazhin e imagjinuar prej tyre ndër vite, por ka bërë progrese të shumta, është i lirë dhe më i fuqishëm se çdo vend i rajonit apo dhe i botës. Kjo kontradiktë ishte tepër e rëndë për anëtarët e MEK. Ata së pari janë njohur në formë shokuese me mashtrimet dhe gënjeshtrat e krerëve të tyre të cilët për të kontrolluar anëtarët e MEK nuk kanë kursyer asnjë lloj mashtrimi për të tjetërsuar realitetin në Iran. Së dyti, ky zbulim i realitet mund të bëhet shkak për zbulimin e faktorit mashtrues të krerëve të MEK të cilët për vite me radhë veten e kanë paraqitur ideologjik dhe të shenjtë.
Largohen 400 Pjestarë Të MEK Nga Departamenti Kibernetik Në Shqipëri
05.09.2019
Largimi i 400 anëtarëve të MEK në një kohë të shkurtër nga futja e tyre në këtë organizatë terroriste në Shqipëri, tregon për faktin se dhoma kompjuterike dhe departamenti i kibernetikës i grupit MEK përpara se të sjellë dobi ka sjellë dëme për këtë kult terrorist.
Dhoma e internetit, apo e quajtur ndryshe departamenti i kibernetikës i grupit terrorist MEK në Shqipëri, është krijuar për të ndikuar tek të rinjtë dhe adoleshentët nëpërmjet internetit. Kjo dhomë është ngritur përkundër strukturës kultike dhe të mbyllur të MEK në Shqipëri. Në fakt ky aktiv i grupit terrorist MEK është veprimi i fundit që mund të bëjnë disa burra dhe gra të moshuar në bazën e tyre të krijuar në afërsi të Tiranës. Përpara kësaj anëtarët e këtij grupi në bazën Ashraf dhe kampin Liberty në Irak, mbaheshin nën kontroll të rreptë dhe në një ambient të izoluar, larg medias dhe larg çdo mjeti komunikimi me jetën jashtë kampeve. Kjo mënyrë e të jetuarit ka vazhduar për 25 vjet në Irak dhe anëtarët e MEK të vetmin imazh që kishin për jetën jashtë ambienteve të kampit ishte imazhi i viteve 60-të. Ky imazh dhe mendimet e imponuara nga krerët e grupit lidhur me ambientin e shoqërisë në Iran, janë bërë shkak që grupi i parë i anëtarëve të larguar nga ky grup në vitet 80-90 të habiten mbi ambientin e shoqërisë në Iran. Të larguarit e viteve 80-90 kanë dhënë intervista mbi përshtypjet e para kur kanë kontaktuar me telefon, përshtypjet mbi mundësitë e shumta të dëfrimit për fëmijët në Iran dhe përshtypjen mbi përdorimin e sapunit të lëngshëm. Në kujtimet e shumë prej këtyre personave të larguar, thuhet se imazhi që ata kishin ishte si Irani ishte një shkretëtirë e madhe ku janë ndërtuar shtëpi me baltë dhe kashtë, njerëzit jetojnë në kushtet më të këqija ndërsa nëpër rrugë qarkullonin vetëm automjetet ushtarake për të kontrolluar njerëzit.
Iluzionet e anëtarëve të MEK të izoluar në kampin Ashraf
Mahmud Dasht’setani një prej anëtarëve të larguar nga MEK duke përshkruar jetën në kampin Ashraf thotë: Ne çdo të hënë kishim një program të obliguar. Programi përbëhej nga shfaqja e një filmi që ishte marrë nga zonat e varfëra, të droguarit, të divorcuarit, vendet me degjenerim, vajza të përdala, njerëz që flinin jashtë dhe të tilla si këto. Të tilla filma donin të na tregonin se Irani sot është kështu dhe kjo është jeta e përditshme e njerëzve atje! Ata na transmentonin të tilla filma duke propaganduar se të gjithë i kanë sytë për nga kampi Ashraf dhe ata presin që të vijë ushtria çlirimtare dhe t’i shpëtojë! Anëtarët e MEK në Shqipëri pasi u futën në fushën kibernetike me urdhër të krerëve të këtij grupi terrorist, në fillim përzgjidheshin në bazë të besnikërisë së tyre ndaj kryetares Raxhavi dhe në rast se konfirmoheshin ata dërgoheshin në një vend të caktuar për të marrë trajnime mbi kompjuterin dhe internetin. Në këto trajnime ata mësonin mënyrën e komunikimit dhe pastaj përgatiteshin që të vendoseshin prapa sistemit të kompjuterit dhe të lidheshin me internetin. Puna e tyre ishte të futeshin në rrjetet sociale, sigurisht që në formë të kufizuar dhe të monitoruar, me qëllim që të mashtronin kryesisht adoleshentët dhe rininë.
Koha kur shigjeta e MEK u kthye nga vetja saj
Në këtë proces ndodhi një ngjarje e padëshiruar dhe ajo ishte se jashtë kontrollit dhe vullnetit të krerëve të MEK, anëtarët u njohën me realitetin e gjendjes së shoqërisë në Iran nëpërmjet internetit dhe në rrjetet sociale kanë vënë re pamjet filmike, foto dhe mënyrën e jetesës së shoqërisë iraniane. në këtë mënyrë anëtarët e MEK arritën të kuptojnë se Irani jo vetëm që nuk ngjason me imazhin e imagjinuar prej tyre ndër vite, por ka bërë progrese të shumta, është i lirë dhe më i fuqishëm se çdo vend i rajonit apo dhe i botës. Kjo kontradiktë ishte tepër e rëndë për anëtarët e MEK. Ata së pari janë njohur në formë shokuese me mashtrimet dhe gënjeshtrat e krerëve të tyre të cilët për të kontrolluar anëtarët e MEK nuk kanë kursyer asnjë lloj mashtrimi për të tjetërsuar realitetin në Iran. Së dyti, ky zbulim i realitet mund të bëhet shkak për zbulimin e faktorit mashtrues të krerëve të MEK të cilët për vite me radhë veten e kanë paraqitur ideologjik dhe të shenjtë.
Një tjetër faktor i përballjes me realitetin është jeta e humbur e së kaluarës, një jetë në formë burgu i organizatës, pa pasur as kushtet më elementare të jetesës. Dhe kjo është në kohën kur ata mendonin se jeta e tyre ishte për të liruar dhe shpëtuar Iranin! Në kushtet kur anëtarët e MEK në një ambient kampi nuk kishin të drejtë të martoheshin, të lindnin fëmijë, nuk kishin të drejtë dëfrimi, nuk kishin program për jetën, nuk kishin liri dhe të drejtë arsimimi, iranianët e tjerë të brezit të tyre dhe të brezit të ri që jetonin në Iran, jetonin në kushte të sigurta, qetësi dhe mundësi për progres, përpjekjet e të cilëve mundësuan fuqizimin e Iranit në rajon dhe kthimin e tij në një vend me ndikim në botë.
Vështrimi i realitetit të shoqërisë në Iran, për anëtarët e MEK ishte shokuese dhe me kalimin e kohës ajo shkaktoi distancimin e tyre nga krerët e organizatës. Hasan Hejrani, një prej anëtarëve të larguar nga grupit terrorist MEK në vitin 2018, ka folur mbi kontradiktat e fundit të lindura në dhomën kibernetike dhe ka thënë: Edhe anëtarët ideologjikë të cilët në fund të punës së tyre mblidheshin në takimet operative për të shprehur kontradiktat e tyre mendore, flisnin për këto kontradikta dhe thonin “ në kohën kur pash një film mbi festimet në qytetin tim në Iran dhe kur pashë se si ishin veshur vajzat dhe djemtë, më lindi ndjenja e prapambetjes time”.
Largimi i 400 pjesëtarëve të MEK, rezultati i dhomës kibernetike të këtij grupi terrorist
Rezultati i kësaj kontradikte në dhomën kibernetike, ishte largimi dhe distancimi i anëtarëve nga ky grup terrorist. Në kohën kur shohim statistikat e të larguarve nga grupit terrorist MEK, kuptojmë se numri i të larguarve është rritur dukshëm që nga koha kur ky grup terrorist është vendosur në Shqipëri. Largimi 400 anëtarëve në një kohë shumë të shkurtër që nga koha e futjes së tyre në Shqipëri, tregon se dhoma kompjuteri dhe departamenti kibernetik, më shumë se të jetë i dobishëm për MEK është një grusht që godet këtë grup terrorist dhe krijon kushtet për largimin e anëtarëve dhe shkatërrimin e përhershëm të këtij grupi.
ـــــــــــــــــــــــــــــــــــ