Reagojnë Iranianët E Akuzuar Nga MEK: S’jemi Agjentë, Jetojmë Sipas Ligjeve Shqiptare
Edhe miqtë e mi e lanë organizatën dhe jetojnë jetën e tyre personale dhe nuk duan asnjë lidhje me këtë organizatë sepse nuk shohim ndonjë gjë në këtë organizatë. Ne e bëmë këtë akt dhe nuk dimë me asgjë lidhur me këtë organizatë. Kjo nuk është organizatë e mirë, humanitare, por një organizatë terroriste. Siç e dini, emri i kësaj organizate ishte në listën e zezë, në listën amerikane si terroriste, ishte në listën e zezë të OKB-së, edhe në listën e zezë të Anglisë, në listën e zezë kanadeze, ishte terroriste dhe kanë bërë disa akte në Iran si organizatë terroriste. Kjo është organizatë terroriste dhe ne kemi njohuri për këtë, kjo organizatë bëri gjëra të gabuara ndaj popullit iranian dhe vranë gjykatës në Irak, gjyqtarë irakianë, bënë masakra, ne i pamë dhe jemi dëshmitarë. Kjo organizatë ka frikë se ne mund të flasim për këto.
Reagojnë Iranianët E Akuzuar Nga MEK: S’jemi Agjentë, Jetojmë Sipas Ligjeve Shqiptare
Ish-anëtarë të opozitës iraniane në Shqipëri, MEK, të cilët janë shkëputur nga kjo organizatë, thanë të premten për ABC Neës se ata jetojnë në Shqipëri me leje qëndrimi dhe pune të dhëna nga Ministria e Brendshme dhe respektojnë ligjet e vendit. Ata I konsideruan ish-bashkëluftëtarët e tyre terroristë dhe thanë që janë dëshmitarë të masakrave që kanë kryer ata.
Përfaqësues të opozitës iraniane në Shqipëri thanë të enjten se në Shqipëri gjenden edhe persona të tjerë, ish-anëtarë të MEK, të cilët sipas tyre, janë agjentë të regjimit dhe duhen arrestuar dhe përzënë nga Shqipëria. Ali Safavi, anëtar I Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit, tha për ABC News se Kolam Zedah Shekari, Hassan Hayrani (hejrani), Rrahman Modammad gjenden në Shqipëri por nuk e dinë se ku rrinë tamam.
EKSKLUZIVE/ Sulmi, flasin përfaqësuesit e MEK: Të tjerë agjentë të Iranit operojnë në Shqipëri
Personat e përmendur, ish-anëtarë të MEK, të cilët janë shkëputur nga organizata, thanë të premten për ABC Neës se ata jetojnë në Shqipëri me leje qëndrimi dhe pune të dhëna nga Ministria e Brendshme dhe respektojnë ligjet e vendit.
INTERVISTA E PLOTË
Abc News: A mund të më thoni emrin?
Emri im është Abdurrahman Muhamedian dhe kam qenë ish-anëtar i muxhahedinëve, unë u ndava nga kjo organizatë dy-tre vjet më parë dhe unë jetoj jetën time në Tiranë.
Abc News: Po miqtë tuaj?
-Edhe miqtë e mi e lanë organizatën dhe jetojnë jetën e tyre personale dhe nuk duan asnjë lidhje me këtë organizatë sepse nuk shohim ndonjë gjë në këtë organizatë. Ne e bëmë këtë akt dhe nuk dimë me asgjë lidhur me këtë organizatë. Kjo nuk është organizatë e mirë, humanitare, por një organizatë terroriste. Siç e dini, emri i kësaj organizate ishte në listën e zezë, në listën amerikane si terroriste, ishte në listën e zezë të OKB-së, edhe në listën e zezë të Anglisë, në listën e zezë kanadeze, ishte terroriste dhe kanë bërë disa akte në Iran si organizatë terroriste. Kjo është organizatë terroriste dhe ne kemi njohuri për këtë, kjo organizatë bëri gjëra të gabuara ndaj popullit iranian dhe vranë gjykatës në Irak, gjyqtarë irakianë, bënë masakra, ne i pamë dhe jemi dëshmitarë. Kjo organizatë ka frikë se ne mund të flasim për këto.
Abc News:A jeni ju të lidhur me qeverinë e Iranit?
Jo, ne nuk mbështesim askënd, asnjë palë, ne jetojmë jetët tona personale dhe nuk duam asnjë problem me askënd, por kjo organizatë nuk na do neve në këtë vend sepse ne jetojmë si njerëz të lirë dhe nuk duan që ne të jetojmë këtu sepse njerëz të tjerë brenda organizatës na shohin neve si njerëz të lirë dhe ndoshta duan të dalin jashtë dhe na bëjnë neve presion që ta lëmë këtë vend sepse nuk është mirë për ata.
Abc News: Pse e latë MEK-un?
Sepse kjo organizatë nuk është e mirë, ne menduam se ishte organizatë e mirë për popullin iranian, por ne i dimë gjatë këtyre viteve gjërat e këqija që kanë bërë kundër popullit iranian, u larguam dhe presioni në marrëdhëniet në këtë organizatë nuk është i mirë…
Abc News: A keni leje nga qeveria shqiptare që të jetoni jashtë kampit?
-Po, kemi lejen dhe çdo vit e rinovojmë dhe…
Abc News: Kush ua dha lejen?
Ministria e brendshme, Ministria e Brendshme na dha leje pune dhe leje qëndrimi. Ne jemi të ligjshëm, jetojmë legalisht në Tiranë, në këtë vend, nuk kemi bërë ndonjë kundër ligjit, i pranojmë ligjet në këtë vend dhe jetojmë jetët tona personale. /abcnews.al
INTERVISTA/ Reagojnë iranianët e akuzuar nga MEK: S’jemi agjentë, jetojmë sipas ligjeve shqiptare