Aksioni protestues i anëtarëve të ndarë nga kulti Moxhahedin-e Khalk në sheshin Skenderbeu në Tiranë

Shqipëri

Kërkesat kryesore të anëtarëve të ndarë nga kulti Moxhahedin-e Khalk në Shqipëri janë si më poshtë:

–         Vendosja e statusit ligjor të refugjatit për ne ose lejimi ligjor për të dalë nga Shqipëria.

–         Dosjet tona të refugjatit UNHCR dhe autoritetet përgjegjëse shqiptare duhet t’ia dërgojnë zyrtarëve përgjegjës të BE dhe zyrës së shefes për politikë të jashtme dhe siguri të BE znj. Federika Mogherini.

–         Ne duhet të kemi pavarësinë ligjore dhe ekonomike në Shqipëri dhe Komisionerit të lartë për refugjatët nuk i lejohet të caktojë detyrat e tij për kultin Moxhahedin-e Khalk.

–         Ne kërkojmë që familjet tona të lejohen të na vizitojnë, sepse secili nga ne për 20-30 vite nuk i kemi takuar familjet tona.

Aksioni protestues i anëtarëve të ndarë nga kulti Moxhahedin-e Khalk në sheshin Skenderbeu në Tiranë

Bordi redaktues i sajtit të anëtarëve të ndarë nga kulti Moxhahedin-e Khalk në Shqipëri- Irani  i lirë- 22.02.2919

Më datë 22.02.2019 rreth 40 pjesëtarë të shpëtuar nga kulti Moxhahedin-e Khalk u mblodhën në sheshin Skenderbeu në Tiranë për të protestuar. Ky aksion ishte menduar të zhvillohej javën e kaluar, por për shkak të dështimit të elementëve të kultit Moxhahedine, ai u anulua. Por për fat të mirë, në këtë ditë, anëtarët e ndarë arritën të protestojnë dhe të paraqesin kërkesat e tyre tek autoritetet përkatëse dhe theksuan se, edhe pse plani i kultit Moxhahedin për të ndërprerë ndihmën financiare dhe për t’i mohuar statusin e refugjatit këtyre personave në Shqipëri është i qartë, ata kanë thënë se adresa e vetme për këtë çështje është Komisioneri i lartë për refugjatët. OKB qysh më parë secilit nga ne të cilët për shkak të aktiviteteve të ndryshme dhjetëvjeçare në Irak dhe Shqipëri, na ka njohur si refugjatë, përse tani nuk po i përmbush obligimet e veta. Secili prej nesh përballet me probleme të shumta shëndetësore, secili nga ne ka kaluar 20-30 vite në organizatën Moxhahedin në kushte çnjerëzore, pse nuk duhet UNHCR dhe autoritetet përgjegjëse të shtetit shqiptar të njohin statusin tonë ligjor dhe zyrtar të azilit.

Kërkesat kryesore të anëtarëve të ndarë nga kulti Moxhahedin-e Khalk në Shqipëri janë si më poshtë:

–         Vendosja e statusit ligjor të refugjatit për ne ose lejimi ligjor për të dalë nga Shqipëria.

–         Dosjet tona të refugjatit UNHCR dhe autoritetet përgjegjëse shqiptare duhet t’ia dërgojnë zyrtarëve përgjegjës të BE dhe zyrës së shefes për politikë të jashtme dhe siguri të BE znj. Federika Mogherini.

–         Ne duhet të kemi pavarësinë ligjore dhe ekonomike në Shqipëri dhe Komisionerit të lartë për refugjatët nuk i lejohet të caktojë detyrat e tij për kultin Moxhahedin-e Khalk.

–         Ne kërkojmë që familjet tona të lejohen të na vizitojnë, sepse secili nga ne për 20-30 vite nuk i kemi takuar familjet tona.

Duhet theksuar se aksioni paqësor i pjesëtarëve të ndarë nga kulti Moxhahedin në Shqipëri në sheshin Skenderberu mori vëmendjen e qytetarëve të Tiranës dhe me leximin e kërkesave të tyre të cilat ishin shkruar nëpër pankarta, ata u solidarizuan me viktimat e kultit Moxhahedin. Po ashtu edhe korrespodentë të televizionit Tirana dhe kanalit televiziv Top Channel kanë filmuar dhe transmetuar këtë tubim si dhe kanë intervistuar disa prej anëtarëve të ndarë. Raportet e kompletuara do të bëhen publike në ditët në vijim.

———————

This post is also available in: English

Leave a Reply