Abdulrahman Mohamedian ndahet nga organizata Moxhahedin-e Khalk pas 28 vite aktivitet
Abdulrahman Mohamedian ndahet nga organizata Moxhahedin-e Khalk pas 28 vite aktivitet
“I pamë gënjeshtrat
Të hipur mbi një kalë të bardhë
Dhe ecnin sikur mbretër”
Abdulrahman Mohamedian, Tiranë, sajti “Të mbijetuarit nga Moxhahedin-e Khalk në Shqipëri”
06.01.2019
Unë jam Abdulrahman Mohamedian. Në vitin 1359 jam angazhuar si ushtar, ndërsa më 18 Dej të po të njëjtit vit, në një mision të njohur jam zënë rob në frontin Shush nga ushtria irakiane, ushtri kjo e cila në luftën me Iranin kishte kryer agresion dhe akoma pjesë të vijës kufitare kanë mbetur të konfiskuara dhe rreth 9 vite kamë qëndruar i burgosur në kampe të ndryshme të luftës dhe kam përjetuar vuajtje shumë të mëdha. Në vitin 1368 ekipe të Moxhahedin-e Khalk të kryesuara nga Mahdi Abrishimchi, erdhën në kampet e Irakut dhe duke bërë propagandë, njoftuan se ne mund t’i bashkohemi atyre dhe unë në këtë periudhë u bëra pjesë e kësaj organizate, por shumë shpejtë e kuptova se aty nuk ishte ashtu siç ne mendonim dhe ajo çfarë propagandohej nuk ishte e vërtetë. Në hapësirat ku konsideroheshin të guximshme, filluan thashethemet kundër të tjerëve dhe e gjithë kjo bëhej për arsye kinse të sigurisë kolektive. Unë nuk isha i mësuar t’a bëja një gjë të tillë, por me rekomandimit e drejtpërdrejtë të Mortezait, isha i sugjeruar që ta bëja një gjë të tillë për të siguruar sigurinë kolektive dhe në këtë mënyrë do ta godisnim armikun dhe jam plotësisht i bindur se ky veprim jo-etik dhe çnjerëzor është akoma duke u zbatuar brenda organizatës. Gjatë kohës sa qëndruam atje, dëgjuam shumë gënjeshtra dhe mashtrime dhe e pamë se sharlatanizmi është produkt kësaj organizate.
“I pamë gënjeshtrat
Të hipur mbi një kalë të bardhë
Dhe ecnin sikur mbretër”
Për fat të keq, pavarësisht nga të gjitha këto mashtrime, ne duhej të shoqëroheshim, sepse siç tha gjenerali amerikan (në një intervistë pas takimit me përgjegjësin kryesorë të asaj kohe të organizatës Muxhahidin, Mozhgan Parsaei, i cili më vonë u bë pasardhësi i udhëheqjes për shkak të veprimeve të tij përmirësuese dhe organizative të organizatës) ishim peng të pikëpamjeve tona. Ne për shkak të kufizimeve që kishim, nuk ishin të informuar për botën e jashtme dhe vazhdimisht angazhoheshim për diçka që nuk kishte të bënte me realitetin e jashtëm dhe ishin si mercenarë dhe ishim shumë të frikësuar.
Sipas tyre, në fillim të sezoneve nga njerëzit me tituj të ndryshëm, merrnin premtime në mënyrë të shkruar dhe thoshin që është në mënyrë vullnetare, por mjerë për dikë që në shkrim kishte mangësi, aq shumë e thërrisnin, duke i thënë pse nuk e ke shkruar dhe pse vonë e ke shkruar, ndërsa pastaj ata vetë e shkruanin atë ashtu siç dëshironin dhe tani ju këtë quajeni vullnetarë apo të detyruar. Shumë herë, duke më përfshirë edhe mua në këtë mes, na thërrisnin pas shkrimeve të tilla dhe na thoshin: Çfarë keni shkruar? Në shkrimet tuaja nuk vjen era revolucion të motrës Marjam dhe aspak nuk i referohet udhëheqjes dhe rolit të pashembullt të saj. Cili është problemi? Duhet të jeni mirënjohës me kushtet që janë ofruar brenda organizatës. Ne me këtë udhëheqje e kemi siguruar botën dhe ahiretin dhe Raxhavi në disa raste kur e ndjente se analizat politike të tij nuk po i pëlqenin dikujt, e thërriste atë dhe i thoshte se, ‘unë jam përgjegjës për mirëqenien tuaj’.
Historia e pushtimit të Irakut nga SHBA ishte një mashtrim i ri i këtij komuniteti, sepse amerikanët i konsideronin armiq dhe nuk kishte asnjë lidhje midis imperializmit dhe “khalkëve” dhe në çdo botim, mund të shihej një gjë e tillë, por në emër të diplomacisë revolucionare dhe përdorimit të mangësive globale, Amerika pushtoi Irakun dhe krijoi një tezë të re për rajonin dhe prapë, udhëheqësia e organizatës, pyeste, se çfarë ka ndodhur zotëri?
U zbulua një fletë e re e djallit që interesi i revolucionit dhe i lëvizjes u bë i pari dhe kryesori dhe sipas një rrëfimi historik të Leninit, ku Leon Trotskit i tha që për ruajtjen e revolucionit, nëse është e nevojshme, vish edhe fustan dhe për të mbuluar këtë boshllëk, paguaj për këtë dhe të gjithë e dinë se kjo histori zgjati shumë dhe ngjalli shumë diskutime. Ne që e shihnim veten të pa shpëtuar, nuk njihnim rrugë tjetër dhe ishim të detyruar të mblidheshim pranë njëri-tjetrit, sepse sipas fjalëve të shumë anëtarëve, posaçërisht pas ndarjes, ne ishim në shpellë dhe të painformuar. Ishim në një mjedis shumë të ngushtë dhe duhet të punonim vetëm për mirëqenien e mbretëreshës dhe nuk kishim asnjë të drejtë dhe thika dhe pistoleta qëndronte mbi neve dhe nëse dëshironin të ishim të gjallë, duhet t’i nënshtroheshim urdhrave. Ne e mashtronim veten që në kushtet aktuale dhe në Irak duhet ta shihnim veten, por me fillimin e historisë së transferimit në Shqipëri, ndoshta lindi tek ne një shpresë për ndryshimin e kushteve dhe për t’i dhënë fund djallëzive dhe gënjeshtrave. Natyrisht se për të rrëfyer duhet pasur guxim dhe ne nuk duhet të bënim asnjë gabim, mirëpo kur arritëm në Shqipëri, e kuptuam edhe më shumë që pendimi i ujkut është vdekja dhe se sakrificat do të vazhdonin edhe më tej.
Mendonim:
Ne nuk kemi atë zemër për të cilën jemi zënë
Ose ky bllokim i përgjakshëm nuk do të ndalet
Kjo për shkak se bota e jashtme ishte e huaj për ne dhe nuk e shihnim atë.
Ne ishim grupi i fundit që arritën në kampin e Shqipërisë, e shihnim se njerëz të ndryshëm të kombësive të ndryshme hyjnë në këtë kamp dhe po në ditët e para mund të dalin jashtë, por ne nuk e posedonim një të drejtë të tillë, pas një kohe kërkuam nga udhëheqësi i kampit që të dalim jashtë për disa orë, sepse kemi nevojë të blejmë diçka për nevojat tona, por ai nuk na lejoi dhe pas insistimit tim, ai kërkoi lejen nga lart dhe në ditën tjetër, unë e pyeta përsëri dhe ai më tha se e kam ndjekur kërkesën tuaj, por nuk mund të dilni, ndërsa unë i thash atij se, pse këta njerëz mund të dalin jashtë dhe të vijnë prapë dhe ai më tha se, a nuk je ti anëtarë i Moxhahedin? I thash po jam, çfarë lidhje ka kjo? Tha se për ju ekzistojnë kushte tjera dhe autoritetet tuaja e kanë kërkuar një gjë të tillë dhe ata që po i shihni duke dalë, janë njerëz të lirë, nuk ka ndalime ligjore për ta, por për ju ligji ndryshon, të lutëm ik dhe mos krijo probleme për ne. Unë e zbulova edhe më shumë se ata nuk heqin dorë nga kufizimet dhe mbylljet për anëtarët e organizatës dhe pas disa ditësh dola në hapësirë për tu ajrosur, ndjeva se më nuk ka vlerë qëndrimi në hapësirë të mbyllur.
Thash me vete:
Syri im mund të sheh përtej bregdetit
Drita e plazhit të qetësisë është në horizont
Në këtë plazh në të cilin jam vetëm
Shpirti im i vetëm, është trishtimi i detit
Shpërthimi i valëve më takon mua
Të gjithë ata që goditën detin, u hoqën qafe!
Të gjithë ata që goditën detin, u hoqën qafe!
Për këtë arsye dhe kërkova të largohesha dhe pas një jave, në gjysmën e parë të Abanit, dola jashtë dhe si një person i ndarë jetoj në Tiranë dhe sigurisht pas një kohe e pashë që organizata krijon përshtypjen se anëtarët e ndarë janë spiunë dhe krijojnë inofmacione kundër saj dhe nga fillimi i vitit 2018 më ka ndërprerë çdo lidhje me anëtarët që janë brenda organizatës. Unë për 28 vite kam qenë i shoqëruar me ta dhe kam punuar në sektorë të ndryshëm, por pas transferimit në Shqipëri e pashë se të vazhdoja këtë punë ishte e pamundur dhe më 10 nëntor 2018 u ndava definitivisht nga kjo organizatë.
Kjo do të thotë se unë në nëntor 2018 u ndava nga kjo organizatë dhe që nga 1 janari 2019 kam ndërprerë çdo lidhje me kultin Moxhahedin-e Khalk dhe nuk kam asnjë marrëdhënie me të.
Dhe tani më 4 janar 2019, deklaroj ndarjen time zyrtare nga ky kult.
Abdulrahman Mohamedian